Një yll i Premier Ligës thuhet se iu ankua klubit të tij se e kishin bërë të dukej si homoseksual.
Lojtari në fjalë u shfaq në krye të programit, të ndeshjes së klubit, gjatë periudhës së fushatës LGBTQ + Rainbow Laces, për dy sezone radhazi, sipas The Athletic, duke çuar në shqetësimin e tij.
Kjo është zbuluar mes lajmeve se Premier League po nis një fushatë të re aleance, LGBTQ+, nga 6 shkurti deri më 13 shkurt të quajtur “Me Krenari”.
Vitin e kaluar, Premier League ndërpreu partneritetin e saj me organizatën bamirëse LGBTQ+ Stonewall, me të cilën kishin filluar të punonin së bashku në vitin 2014, duke i dhënë kështu fund iniciativës Rainbow Laces.
Fushata e re do të ushtrojë më pak presion mbi lojtarët individualë që të rreshtohen me komunitetin LGBTQ+. Kapitenëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë shirita në krahë me ngjyrat e ylberit dhe lojtarëve nuk do t’u kërkohet të veshin bluza ngrohjeje me temën e krenarisë ose lidhëse me ngjyrat e ylberit.
