Kampioni i Maqedonisë, Fustall Forca nga Kumanova, ka arritur në Lubjanë gjatë javës do të paraqitet në fazën elitare të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në futsal.

Skuadra nga Kumanova, arriti që të rreshtohet në mesin e 32 ekipeve elitare, pasi që paraprakisht triumfoi në turneun eliminator në Shkup, duke u ndalur në vendin e parë, në konkurencë me skuadrat: Murata, Erevan dhe Enkamp.

Kujtojmë se kundërshtari i parë për Futsal Forcën do të jetë skuadra ukrainase “HIT”, ose ekipi i katërt në Evropë, me të cilën do të përballet gjatë ditës së mërkurë në orën 17.00. Në terminin e njëjtë, por të enjtën, Fustal Forca takohet me skuadrën “Vrhnika”, ndërsa të shtunën përballet me Futsal Kievin, në orën 16.00.

The post Futsal Forca, të mërkurën nis garat elitare të Ligës së Kampionëve appeared first on Alsat.