Mbrëmja e 16 shkurtit shënon hapjen e siparin e shfaqjes së Galasë së Festës së Pranverës , përgatitur nga CMG . Shfaqja ndërthur artistikisht këngë dhe vallëzim, numra akrobatikë, opera, arte marciale, skeçe, numra shpejtësie etj., në një atmosferë mbarësie dhe gëzimi. Programet në vendin kryesor dhe në katër vendet dytësore janë lidhur në mënyrë të natyrshme. Tani është gati kjo “darkë kulturore kineze e Vitit të Ri” që përcjell lumturinë e bukurinë në mes të ribashkimit e të mbledhjes së bashku dhe do t’i shoqërojë kinezët në mbarë botën dhe miqtë jashtë vendit për të festuar Vitin e Ri Kinez.

Me emocione të ngrohta dhe shprehje unike, katër vendet dytësore të organizimit të Galasë përhapën vitalitetin e Kinës me rastin e Vitit të Ri. Në vendin dytësor në qytetin Harbin të provincës Heilongjiang, shikuesit mund të shijojnë Vitin e Ri Kinez të nxehtë në akull dhe borë. Në qytetin Yiwu të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, shikuesit mund të ndiejnë atmosferën e bukurisë së qytetërimeve të ndryshme nëpërmjet këngëve e valleve. Në vendin dytësore në qytetin Hefei të provincës Anhui, opera Huangmei dhe piktura me bojë do t’u ofrojnë shikuesve një pamje të bukur të stilit të Kinës Jugore. Ndërsa elementet e nxehtë dhe të trashëgimisë kulturore jomateriale në vendin dytësor në qytetin Yibin në provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore shprehin frymën e guximshme dhe të ecjes përpara.






