Me rezultat të thellë 5 me 2 Galatasaray mposhti Juventusin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra turke kaloi e para në epërsi me golin e Gabriel Sara, por reagimi i Juventusit ishte i menjëhershëm. Teun Koopmeiners barazoi rezultatin 1-1, ndërsa më pas realizoi sërish për ta përmbysur rezultatin në 1-2 në favor të bardhezinjve.

Megjithatë, Galatasaray nuk u dorëzua. Noa Lang barazoi në 2-2, duke rikthyer skuadrën në lojë. Më pas erdhi përmbysja e madhe: Davinson Sánchez shënoi për 3-2, ndërsa Noa Lang realizoi golin e tij të dytë personal për 4-2.

Serinë e golave e vulosi Sacha Boey, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 5-2.

Një fitore bindëse për Galatasarayn, që tregoi forcë karakteri dhe efikasitet të lartë në sulm, ndërsa Juventusi mbetet me shumë pikëpyetje pas kësaj humbjeje të rëndë.