Kryeprokurori Ljubomir Kocevski në një deklaratë për media u ka premtuar familjeve të viktimave dhe të lënduarve në diskotekën “Puls”, hetim të shpejtë dhe të plotë që do të përcaktojë përgjegjësinë për fatkeqësinë. Ai tregoi se është formuar një ekip prej 5 prokurorësh, dy nga Shkupi, një nga Shtipi dhe dy nga Koçani. Një pjesë e prokurorëve ndodhen në terren, ndërsa të tjerë lëshojnë urdhra për veprime të caktuara procedurale. Ndaj autorëve të mundshëm do të bëhet kontroll dhe do të ndërmerren veprime si dhe do të evidentohen lëshimet. “Aktualisht, prokurorët publikë janë duke lëshuar urdhra në lidhje me përgjegjësinë e mundshme për çdo individ të përfshirë”, tha Kocevski. Ai shprehu ngushëllime për familjet.