-Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për fragjilitetin e qeverisë për shkak se jemi shtet i ri dhe me ekonomi jo të konsoliduar, thotë mes tjerash në emisionin “Robin Hud” Niazi Gashi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Kosovë, por sipas tij, qeveria aktuale e Kosovës ka bërë regres në kushtet për pensionistët. Gashi thotë se qeveria aktuale në Kosovë erdhi në pushtet përmes propagandës për skemat sociale, por që pikërisht në këtë fushë nuk është bërë asgjë.
“Absolutisht këtu është një keq menaxhim i çështjeve sociale në nivel të shtetit të Kosovës, dhe për fat të keq, qeveria që tani është në krye të drejtimit të shtetit të Kosovës, me propagandën për politikat sociale erdhi në pushtet dhe për fat të keq jo që nuk ka bërë asgjë, por mund të them se ka bërë regres në këtë drejtim, duke e anashkaluar këtë kategori të popullit tonë, që është mosha e tretë”, deklaroi Gashi.
Për më tepër detaje rreth kushteve të pensionistëve në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi, ndiqni sot me fillim nga ora 12:05 në TV21 serialin rajonal “Robin Hud”, ku në bashkëpunim me kolegë nga rajoni, trajtojmë temën e kushteve të pensionistëve.
