Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në Click Plus në TV21, tha se paga nuk duhet të jetë motivi kryesor për të ushtruar funksionin e deputetit. Ai e krahasoi këtë me futbollistët, duke theksuar se pas përfundimit të karrierës jo të gjithë mund të bëhen trajnerë, ndërsa deputetët përballen me një “etiketë” që i shoqëron edhe në profesionet e tjera.
“Dikush që bëhet deputet, pastaj e ka vështirë pjesë tjetër të jetës. Në çfardo profesioni që kthehet mënyra e veprimit të tij në jetën publike vazhdon duke qene me nje etiket pas, duke e ditur se ky person ka qenë deputet. Është si puna e futbollistëve luajn futboll marrin shuma shumë të mëdhaja të të ardhurave për shkak se pjesën tjetër të jetës ato duhet ta jetojnë me ato të ardhura. Jo të gjithë futbollistët bëhen trajnerë. Kështu që nuk mendoj se rroga duhet të jetë motiv për tu bërë deputet dhe paga nuk duhet të jetë asnjëherë motiv për një punë. Pasioni, dëshira, dhe dashuria për një profesion duhet të jetë primare”, deklaroi Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
