Kryetri i Kuvendit Afrim Gashi është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që siç bërë të ditur, u ritheksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërshtetërore dhe vëllazërore mes dy vendeve. Gashi tha se u diskutua për avancimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
“Falë nikoqirit të vizitës sime në Turqi, kryetarit të Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, z. Numan Kurtulmush, kisha kënaqësi ta takoj edhe Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan.
Gjatë këtij takimi, u ritheksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërshtetërore dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, të kultivuara ndër vite me popullin dhe shtetin e Turqisë. Diskutuam për avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, duke
Kjo vizitë konfirmon edhe një herë përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik mes vendeve tona, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, ka shkruar Gashi.
