ShGM dhe SPGPM shprehin shqetësimin për thirrjen e gazetarëve në bisedë informative, mes të cilëve edhe përfaqësues të mediave pas protestës së mbrëmshme në Shkup.

Nga ShGM thonë:

“Sipas informacioneve të disponueshme, ndalimi i përdorimit të dronëve është shpallur zyrtarisht para orës 20:00, pothuajse dy orë pasi protesta kishte filluar tashmë”.

Nga ShGM hedhin dyshime edhe për mënyrën se si është sjellë vendimi për ndalim të dronëve në territorin e Shkupit, pasi siç thonë, nëse sillet një vendim i tillë, “duhet të përcaktohen saktësisht dhe të jenë të disponueshme për publikun në kohën e duhur.”

“Zbatimi i përgjithshëm i ndalimit pa njoftim paraprak dhe për një qytet të tërë, si në këtë rast, nuk është në përputhje me këtë dispozitat ligjore”, thonë më tej nga ShGM.

Ata kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare që të japin sqarime të qarta për çështjet e mëposhtme:

  1. Pse ndalimi i dronëve u shpall pasi protesta kishte filluar?
  2. Sipas njoftimit, Shkupi nuk ishte i mbuluar, dhe gazetarët ende ishin të ftuar në intervistë informative?
  3. Mbi çfarë baze ligjore mbulohen qytete të tëra, në vend të zonave specifike të parashikuara në akte nënligjore?
  4. Pse nuk u njoftuan mediat për kufizimet në kohën e duhur?

Nga ShGM kanë apeluar deri te gazetarët që përdorin dronët, që “atë ta bëjnë me përgjegjësi dhe kujdes, pa i shqetësuar familjet dhe të dashurit që po kalojnë një periudhë të vështirë, sidomos në ditët në vijim kur do të bëhen varrimi i të ndjerit”./TV21