Çmimi i gazit natyror në bursat botërore po rritet pas sulmeve të Izraeli mbi infrastrukturën energjetike të lidhur me Iranin, pas të cilave pasuan edhe reagime hakmarrëse të Teheranit në rajon. Kjo drejtpërdrejt do të përkthehet edhe në çmimin e energjisë elektrike, paralajmëron profesori universitar nga Fakulteti Teknik në Manastir, Dejan Trajkovski. Arsyeja për këtë lidhje, korrelacion mes këtyre dy energjentëve është mënyra se si formohet çmimi i rrymës në tregjet evropiane. Sistemi funksionon sipas të ashtuquajturës merit-listë ku të gjitha burimet renditen sipas çmimit, nga më të lirat si dielli dhe era, deri te më të shtrenjtat si qymyri dhe gazi.
“Edhe pse pjesa më e madhe e energjisë mund të vijë nga burime të lira, të rinovueshme, çmimi final megjithatë do të diktohet nga megavat-ora e fundit, përkatësisht margjinale, që është e nevojshme për të përmbushur kërkesën në rrjet. Meqenëse centralet me gaz janë më fleksibilet në sistem dhe mund të kyçen shpejt, pikërisht ato janë që do ta pastrojnë ofertën e fundit në treg, në momente të kërkesës së lartë dhe kështu vendoset çmimi i balancimit. Fatkeqësisht, çmimi më i lartë është i pashmangshëm”, u shpreh Dejan Trajkovski – profesor universitar.
Kjo do të thotë se kemi një situatë paradoksale, ku pjesa më e madhe e energjisë mund të vijë nga burime të lira, por çmimin përfundimtar e përcakton më i shtrenjti – pra gazi. Prandaj, Bashkimi Evropian paralajmëron masa me të cilat synon të ulë çmimin e energjisë elektrike. Sipas kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paketa përfshin katër masa.
MASA TË BE-së
- Ulje e tarifave të rrjetit
– tarifa më të ulëta për transmetim dhe shpërndarje - Ulje e taksave dhe detyrimeve
– lehtësime për familjet dhe kompanitë - Reformë e tregut të energjisë elektrike
– ulje e ndikimit të gazit - Përshpejtim i burimeve të rinovueshme
– më shumë investime në diell dhe erë
Sipas Trajkovskit, në periudhën e ardhshme në afat të shkurtër mund të kemi lehtësim rreth çmimit të energjisë elektrike. Thjesht, kemi fat që po hyjmë në pranverë dhe kërkesa do të bjerë dhe nuk do të ketë nevojë për aq shumë centrale me gaz. Por, në afat të gjatë, zgjidhja është krejtësisht ndryshe.
“Megjithatë, në afat të gjatë, e vetmja mënyrë për të neutralizuar këtë mekanizëm të goditjeve të çmimeve të gazit është përmes zgjerimit strategjik të kapaciteteve për energji të rinovueshme, deri në nivel që do të përmbushë plotësisht kërkesën. Me çka karburantet fosile do ta humbnin statusin e faktorit margjinal që dikton çmimin e tregut. Dhe jo më pak e rëndësishme, arritja e kësaj pavarësie energjetike kërkon edhe investime të mëdha në sisteme për ruajtjen e energjisë, si hidrocentrale të kthyeshme dhe bateri, të cilat do ta mbajnë rrjetin stabil edhe kur nuk ka diell apo erë”, tha Dejan Trajkovski – profesor universitar.
Kjo do të thotë se duhet të investohet në Çebren. Përndryshe, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëron për krizë energjetike dhe për këtë arsye rekomandon kursim dhe përshtatje të konsumit, përfshirë edhe punën nga shtëpia aty ku është e mundur.
