Zbërthimi i bisedave telefonike nga “SkyEcc” i ka dhënë indikacione Prokurorisë së Krimit të Organizuar edhe për dy vepra të tjera penale, transportin ndërkombëtarë të drogës së llojit kokainë.

Janë bastisur tre lokacione dhe është arrestuar një person.

Sipas Krimit të Organizuar, dy persona bashkë me disa persona të tjerë tashmë të ndjerë kanë porositur gjashtë kilogram kokainë nga Holanda të destinuar për tregun vendas.

Secili prej tyre, përfshi edhe të ndjerët kanë pasur rolin përkatës: porositjen, transportin, klasifikimin, ndarjen në paketa dhe fshehjen e ruajtjen në vend përkatës. Dy nga të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa në fuqi kanë paraburgim aktiv si të akuzuar për rastin “Gërçeci”. / Alsat.mk

The post Gërçeci/ Bisedat telefonike nga “SkyEcc” dhanë indikacione edhe për dy vepra të tjera penale appeared first on Alsat.