Gëzim Kadriu nga ASH, në një deklaratë për Alsat, tha se politika e VMRO-DPMNE-së nuk është kundër BDI-së, por kundër shqiptarëve dhe arritjeve të tyre. Ai theksoi nevojën për një koncept të ri politik që do t’u kundërvihet politikave nacionaliste dhe për bashkimin e forcave shqiptare me qëllim zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të shqiptarëve në RMV.

“ E pamë se politika e VMRO DPMNE-së, nuk është kundër BDI-së por është kundër shqiptarëve. Atyre u pengon gjithçka që ka të bëj me ato pak të arritura të shqiptarëve, dhe ne jemi shumë të interesuar që AKI-ja, si një koncept ndërkombëtar që do t’u përballët politikave nacionaliste të VMRO DPMNE-së. Një forcë reale e fuqishme që do të gëzoj një mbështetje të madhe popullore duke i pasur parasysh dështimet e qeverisjes aktuale. Jemi të interesuar që të bashkojmë dhe për të ndërtuar kauza, platforma politike e cila do të zgjidh çështjen e shqiptarëve definitive në RMV.” tha Gëzim Kadriu nga ASH./Alsat.mk.

The post Gëzim Kadriu nga ASH: Politika e VMRO-DPMNE-së nuk është kundër BDI-së, por kundër shqiptarëve appeared first on Alsat.