Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.
Sipas njotimit të MPB, gjashtë prej tyre kanë ngarë pa patentë shoferi, nga të cilët dy në Shkup, dy në Prilep dhe nga një në Manastir dhe në Sveti Nikollë.
“Katër persona (nga një në Kërçovë, Hanet e Mavrovës, Shkup dhe Koçan) kanë ngarë edhe pse kanë pasur ndalim aktiv për drejtim, ndërsa një person ka ngarë nën ndikimin e alkoolit në Shkup. Në Prilep, një person ka ngarë edhe nën ndikimin e alkoolit edhe me ndalim aktiv për drejtim, ndërsa në Kavadar, një person ka ngarë pa patentë shoferi, si dhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”, njoftuan MPB.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi./Alsat.mk.
The post Gjatë 24 orëve, 13 shoferë janë arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, 6 prej tyre pa patentë appeared first on Alsat.
