Një ngjarje e çuditshme, por jo e rrallë, ka ndodhur në burgun e Shtipit! Para objektit ka mbërritur një veturë. E filmuar e gjitha në kamera të sigurisë, nga vetura del një person dhe sipër murit rrethues hedh një gjësend. Më 20 Shkurt rreth orës 21.40 të mbrëmjes në oborrin e burgut të Shtipit kanë dal dy të burgosur me inicialet Zh.Zh. dhe R.K. për ta kërkuar topin që tek pastaj kuptojnë autoritet se ka qenë një sasi droge e nisur për të burgosurit. Një oficer burgu shfaqet dhe u thotë se nuk duhet të jenë në atë pjesë të burgut në atë kohë. Me urdhër të eprorit u thirrën edhe 4 policë të burgut, të cilët, jo që i ndaluan ata, por iu bashkuan të burgosurve për ta gjetur drogën në asistim të dritave me bateria. Siç tha drejtori i Burgjeve, Aleksandër Pandov, të nesërmen u gjet topi me 35g kokainë e 50 gr marijuanë.

“Po, këta janë fajtor dhe ata policë duhet të jenë të ndëshkuar me masa disiplinore, por për fat të keq policët B.D., K.P. dhe Z.A. nuk kanë gjetur fajtorin dhe besojnë në atë se policia e burgut po e kërkonin orën e dorës, të cilën gjoja e ka humbur i burgosuri Zh.Zh. dhe kudra ‘CECA’ ia ka çuar diku në barë”, tha Aleksandar Pandov.

Nga Drejtoria e burgjeve kanë parashtruar kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje. Drejtori Aleksandar Pandov tha se kjo dëshmon një normë të lartë të korrupsionit në të gjitha burgjet e vendit.
Ai tha se janë identifikuar personat që drejtonin mjetin dhe transportonin ngarkesën e drogës.

“Këtu, prokuroria do ta hetoj, ne nuk jemi organ hetimor. Mbase dikush nga këta persona ka qëlluar rastësisht, por shumica e tyre unë dëshmoj se kanë ndonjë interes material apo çfarëdolloj tjetër, andaj e kanë kërkuar atë drogë. Ata nuk kanë ‘pirë naftë’ nga mëngjesi që të jenë aq naiv për ta besuar gjoja kudra ‘CECA’ ia ka marr celularin të burgosurit Zh.Zh. dhe ajo ka ndodhur siç ata pretendojnë”, deklaroi Pandov

Me urdhër të drejtorit është krijuar Komisioni Disiplinor. U vendos që tre nga policët të dënoheshin, por për fat të keq ata nuk u gjetën fajtorë dhe besuan se po kërkonin orën. Tre anëtarë të Komisionit Disiplinor votuan të pafajshëm, tha Pandov, dhe ai pret hetimi i prokurorisë ta zbardhë të vërtetën.