I njohur me nofkën “The Hitman”, Riki Haton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Mançester mëngjesin e sotëm. Policia e Mançesterit konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.

 

“Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Bowlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,” thuhet në deklaratën e policisë

 

Lajmi i vdekjes së Riki Haton ka shkaktuar reagime emocionale në rrjetet sociale dhe në mbarë komunitetin sportiv.

 

“RIP Hitman,” – kanë shkruar fansat në rrjet, duke e përshkruar atë si “një ikonë të boksit britanik dhe një nga karakteret më të dashura të sportit”.

 

Edhe figura të njohura të mediave kanë reaguar. Piers Morgan shkroi në X: “RIP Ricky ‘The Hitman’ Hatton, 46 vjeç. U gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester. Policia thotë se nuk ka rrethana të dyshimta. Një lajm jashtëzakonisht i trishtuar.”

Karriera e Hatonit zgjati nga 1997 deri në 2012, duke përfshirë 45 fitore dhe vetëm 2 humbje, dhe përfshinte përballje me emra si Kostya Tszyu, Paulie Malinjaxhi, Flojd Mejuether Jr. dhe Manu Pakuao.

The post Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit appeared first on Alsat.