Një trup i pajetë u gjet në ujërat e lumit Vardar pranë Demir Kapisë, njoftuan nga Sektori i Punëve të Brendshme në Veles.

Sipas informacioneve nga SPB Veles, dje rreth orës 15:30, në stacionin policor Negotinë u raportua gjetja e një trupi njerëzor në fazë të dekompozimit në ujërat e lumit, nën urën e rrugës komunale që lidh fshatin Korešnica me Demir Kapiën.

Një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Negotino e nxori trupin, ndërsa një ekip hetimor nga stacioni policor Negotinë kryeu inspektimin e vendit të ngjarjes, me autorizim të prokurorit.

Sipas urdhrit të prokurorit, trupi iu dorëzua obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, njoftuan nga SPB Veles.

The post Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Vardar, pranë Demir Kapisë appeared first on Alsat.