Gazetare: Melihate Rustemi
Çdo kënd i Shkupit i mbuluar nga mbeturinat shton frikën te qytetarët se mund të bëhet fole për brejtësit.
Alsat edhe sot inspektoi gjendjen në terren, pamja është e tmerrshme. Mbeturinat vazhdojnë të mbeten të derdhura në trotuare dhe rrugë duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe makinave.
Qytetarët ankohen për kundërmim të erës së keqe dhe përhapjes së ndonjë infeksioni.
“Kjo është e tmerrshme. Unë jetoj këtu, na pengon shumë, e tmerrshme është, e neveritshme”, tha njw qytetar.
“Mendoj se është koha e duhur që e gjithë kjo të zgjidhet, ka mënyra vetëm nëse të gjithë bashkohen. Nuk bëhet më fjalë për parti, na duhet vetëm vullnet i mirë ose mund të bëhemi si ajo që po bëjnë në Beograd, ndoshta qeveria do të zgjohet, nuk di çfarë të them, jam vërtet pa fjalë”, u shpreh njw qytetar tjetwr.
Për gjendjen e krijuar qytetarët fajësojnë institucionet kompetente që, sipas tyre, tashmë me muaj kanë shpërfillur gjendjen me mbeturinat duke hedh fajin nga një institucion në tjetër.
“Shumë vështirë gjejmë vend për t’i hedhur mbeturinat. Siç po e shihni ecim përreth vetëm duke u përpjekur të mos i shkelim”, tha njw qytetare.
“Nuk është në rregull. Ajo që çdo komunë të pastroj mbeturinat duhej të zgjidhej para zgjedhjeve dhe jo të vij deri te kjo që po ndodhë tani. Unë jetoj në rrugën “Mavrovka”, për çdo ditë blejmë qese të zeza najloni, i zbrazim koshat dhe vijmë i hedhim këtu, kjo nuk është në rregull”, theksoi njw qytyetar.
Nga Higjiena Komunale informuan se gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar janë pastruar mbeturinat duke filluar nga bulevardi “Goce Dellçev” e deri në disa lokacione të Komunës Aerodrom.
Sipas ndërmarrjes, gjatë kësaj periudhe janë tërhequr gjithsej 350 ton mbetje komunale./ Alsat.mk
The post Gjendja alarmante me mbeturinat në kryeqytet – rrezik nga minjtë dhe infeksionet appeared first on Alsat.

