Gjermania ka akuzuar Rusinë se ka kryer një sulm kibernetik ndaj kontrollit të trafikut ajror gjerman si dhe është përpjekur të ndërhyrje në zgjedhjet vendore të shkurtit të këtij viti.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se inteligjenca ushtarake ruse qëndronte pas një “sulmi kibernetik kundër kontrollit të trafikut ajror gjerman në gusht të 2024-ës”.
Zëdhënësi akuzoi gjithashtu Rusinë se po mundohej të ndikonte dhe destabilizonte zgjedhjet vendore në shkurt të këtij viti.
Akuzat e fundit vijnë mes shqetësimit të shtuar në Europë lidhur me sulmet e dyshuara kibernetike ruse që kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022. Rusia i ka “hedhur poshtë kategorikisht” pretendimet, duke thënë se përfshirja e tyre në incidente të tilla ishte “absurde”.
Ministria e Jashtme në Gjermani tha se Berlini në koordinim të ngushtë me partnerët e saj europianë do të përgjigjet me kundërmasa për ta bërë Rusinë “të paguajë një çmim për veprimet e saj”.
Zëdhënësi tha se sulmi kibernetik i gushtit të 2024-ës ndaj Gjermanisë mund t’i atribuohet grupit të hakerave rusë ‘Fancy Bear’.
“Gjetje e autoriteteve tona të inteligjencës vërtetojnë se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse GRU është përgjegjës për këtë sulm”, shtoi ai.
Zëdhënësi i ministrisë shtoi se tashmë ishte e sigurt se Moska ishte përpjekur të “ndikonte dhe destabilizonte si zgjedhjet e fundit federale ashtu edhe punët e brendshme të vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë” përmes një fushate dezinformimi të quajtur ‘Storm 1516’.
Sipas pretendimeve ishte përqendruar pjesërisht te kandidati kryesor i Partisë së Gjelbër, Robert Habeck, dhe kandidati kryesor i CDU-së, Friedrich Merz, i cili tani është kancelar.
Qeveria gjermane tha se agjencitë e sigurisë kishin identifikuar video të rreme që pretendonin manipulimin e fletëvotimeve si pjesë të një përpjekjeje ruse për dezinformim vetëm disa ditë para zgjedhjeve.
The post Gjermania akuzon Rusinë për sulm kibernetik ndaj kontrollit të trafikut ajror dhe ndërhyrje elektorale appeared first on Alsat.
