Kandidatëve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë nuk iu lejohet organizimi i tubimeve të ndryshme në Gjermani, në kuadër të fushatës më pak se tre javë para zgjedhjeve.

“Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe kosovare në Gjermani, dëshirojmë t’u rikujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, ngjarjet e fushatave zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve”, shkruan njoftimi i Ambasadës gjermane.

Në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë rikujtohet ky rregull, duke pasur parasysh komunitetin e gjerë të kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.