Xheremi Gohier, adoleshenti kanadez 14‑vjeçar që ka shtuar 11 cm në një vit dhe ka arritur lartësinë 2.29 m, është bërë “viral” si “gjiganti i ri” i basketbollit. Ai krahasohet shpesh me bashkëkombasin Olivier Riou, 19 vjeç, i cili është 2.36 m, i cili u provua te Real Madridi dhe tashmë ka debutuar në NCAA me Majamin.
Gohier është ndërkohë pjesë e kombëtares së moshave të Kanadasë, por pranon se përditshmëria e tij nuk është e lehtë.
“Sa herë shkoj diku, të gjithë më shikojnë. Do të doja të isha 1.80 m. Ndonjëherë do të doja të mund të zhdukesha”.
Megjithatë, shton se pavarësisht vështirësive, është i lumtur që lartësia e tij i lejon të ndjekë ëndrrën e basketbollit.
“E preferoj këtë gjatësi, nëse do të thotë të luaj basketboll”.
The post Gjigandi kanadez: Ndonjëherë dua të zhdukem, do të doja të isha 1.80 m appeared first on Alsat.
