Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur gjobën prej 120 milionë eurosh të vendosur nga rregullatorët e Bashkimit Evropian ndaj platformës X të Elon Musk një ” veprim të ndyrë” .
Duke folur me gazetarët në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se nuk e kuptonte se si autoritetet evropiane mund ta justifikonin një vendim të tillë. “Evropa po shkon në drejtimin e gabuar”, tha ai, duke shtuar se priste një përditësim të plotë mbi gjobën brenda ditës.
‘Nuk e kuptoj se si mund ta bëjnë këtë’, tha ai, duke vënë në dukje se Musk nuk e ka telefonuar për të kërkuar ndihmë për këtë çështje. ‘Evropa duhet të jetë shumë e kujdesshme’, shtoi ai.
