
Shkup, 9 nëntor – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se aksioni i pastrimit “72 orë” po zhvillohet me sukses, me qëllim që kryeqyteti të duket “i pastër, ashtu siç i takon”.
Sipas tij, në aksion janë angazhuar mbi 2.500 persona dhe më shumë se 100 automjete, të cilat po punojnë në terren për pastrimin e qytetit.
Gjorgjievski u bëri thirrje qytetarëve për sjellje të përgjegjshme ndaj mjedisit, duke paralajmëruar se hedhja e mbeturinave në mënyrë të pakujdesshme nuk do të tolerohet.
“Deri tani janë shqiptuar dhjetëra gjoba ndaj disa subjekteve juridike, dhe kjo praktikë do të vazhdojë për secilin që rrezikon shëndetin tonë. Të ruajmë Shkupin,” – deklaroi Gjorgjievski.

