Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se procedura në “Momin Potok” do të përfundojë për 6 muaj.
Gjorgjevski tha se pjesa e majtë që lëviz drejt kufirit tashmë është e liruar, duke shtuar se pjesa e eksproprimit u përfundua për vetëm 1 muaj.
“Para disa ditëve kisha paralajmërim për kryqyëzimin në “Momin Potok”, nuk e di nëse keni kalu, por e gjithë ana e majtë kur lëviz drejt kufirit, është e liruar tashmë. U shemb ndërtesa e publikuam këtë. E mbaruam atë pjesë të eksproprimit për vetëm një muaj. Punojmë intensivisht. Kemi pasur disa takime me kompaninë u kërkova që për 6 mauj të përfundojnë të gjithë procesin”, deklaroi Orce Gjorgjievski.
