Profesori universitar Mersel Bilalli në intervistën për Alsat porositi partitë politike shqiptare që të unifikohen për çështjet elementare për shqiptarët, derisa në skenë mbeten të problematizuara çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës, ligji për përfaqësim të drejtë e ligji për përdorimin e gjuhëve i cili kontestohet para Gjykatës Kushtetuese.

 “Në qoftë se struktura shqiptare unifikohet në çështjet elementare, s’ka nevojë le të përlahen gjithë kohën për çfarëdo, po këtu duhet dy-tre pika duhet të jemi bashkë, atëherë s’ka çka as Mickoski as VMRO, shumëçka bëjnë ndryshe”, tha Bilalli. /Alsat.mk.

The post Gjuha/përfaqësimi, Bilalli: Partitë shqiptare të unifikohen appeared first on Alsat.