Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe paralajmërimet për shfuqizimin e dispozitave të caktuara të tij nga Kushtetuesja vazhdon t`i përplas partitë politike.

Edhe më shumë situatën e ka tensionuar deklarata e djeshme e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Spiropali.

Kryeministri Hristijan Mickovski duke komentuar deklaratën e djeshme të kryetares së parlamentit të Shqipërisë rreth gjuhës shqipe, tha se ne e vlerësojmë dhe nuk kemi asgjë kundër shqipes.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

 

“Ne nuk jemi si vendet anëtare individuale që duan të kërcënojnë identitetin e kombeve të tjera, ne nuk kemi një qëllim të tillë, përkundrazi, ne e respektojmë atë identitet dhe veçantinë e gjuhës shqipe dhe gjuhën maqedonase dhe të gjitha gjuhët e tjera që përdorin qytetarët në Maqedoni, ne i respektojmë ato, unë personalisht i respektoj.”

Deputetja Ilire Dauti nga Fronti Europian thotë se deklarimi i Spiropalit është i qëlluar.

ILIRE DAUTI – FRONTI EVROPIAN

“Padyshim që gjuha shqipe nuk është gjuhë jetime dhe ka pas vetes një popull të tërë unë e kam shprehur edhe më heret është nder edhe për vet maqedoninë e veriut që ta ketë gjuhë zyrtare një nga tre gjuhët indo-evropiane më të vjetra në botë që historinë e ka mijëra vjecare, prandaj vetëm gjuha shqipe mundet të avancohet përmirësohet niveli i shfrytëzimit të saj dhe të gjithë tjetra nuk është çështje që përmes gjuhës shqipe dikush do të duhet ti shërojë komplekset e veta.”

 

Nga LSDM thonë se për cdo problem që paraqitet pavarësisht cilës problematik I përket është e domosdoshme që bartësit e funskioneve politike gjegjësishtë subjektet e tyre të ulen dhe të debatojnë për të mos lejuar tensionimin e situatës.

 

SLAVJANKA PETROVSKA – DEPUTETE E LSDM-së

 

“Është lehtë të akuzosh , nuk po flas për deklaratën e Spiropalit por për politikanët tanë vendorë që akuzojnë për “interesa” të fshehta dhe çfarë do të ndodhë, a do të shkurtohen të drejtat e dikuj ose jo. Mendoj se nëse të gjithë duam ta stabilizojmë skenën politike duhet të jemi të kujdesshëm me deklarimet publike, por edhe më shumë të kemi kontakte ne së bashku si deputet”

 

Nga partia e Majta deklaratën e të parës së parlamentit shqiptarë Spiropali e kanë quajtur përzierje në punët e brendshme të vendit tonë.

 

AMAR MECINOVIQ – “LEVICA”

 

“Zyrtarët e huaj, në fakt, nuk duhet të kenë kërkesë për politikën tonë të brendshme, kështu që sinqerisht nuk do të komentojmë sepse është jashtë të gjitha praktikave diplomatike, është thjesht mjegullnajë të komentosh diçka që në fakt është e mjegullt.”

 

Ndryshe në javën e parë të Tetorit është paralajmëruar që gjykata Kushtetuese të debatojë rreth mundësisë për abrogimin e ligjit të gjuhës shqipe në tërësi ose vetëm disa pjesë të saj. Më herët gjykata Kushtetuese mori vendim për ngrirjen e Ballansusesit I cili deri tani ishte garant për përfaqësimin e drejt dhe adekuat të përkatësive etnike në administratën publike.