Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e tretë ndaj Real Madridit në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës. Golin për 1:3 e shënoi sulmuesi anësor brazilian, Raphinha në minutën e 39.

Paraprakisht, në minutën e 36 për Barcelonën shënoi Robert Lewandowski, përcjell TV21.

Real Madridi dhe Barcelona po zhvillojnë një ndeshje të zjarrtë në finale të Superkupës së Spanjës, pasi vetëm në pjesën e parë janë shënuar gjithsej 4 gola.

Në ndeshjen që po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, mbretërit arritën të shënon që në start edhe pse katalanasit kishin dy raste.

Vinicius Junior ‘vodhi’ një top nga Cassado, për të pasuar te Mbappe, i cili luajti bukur një me një me Balden për të shënuar për 1-0.

Por katalnasit vazhduan me sulme dhe nuk u dorëzuan, duke arritur golin e barazimit në minutën e 22-të me Lamine Yamal për 1-1.

Ndërkaq, asistimi për golin e dytë erdhi pikërisht nga Robert Lewandowski.