Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar “Balancuesin”, mekanizmin që rregullonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në administratën publike, përcjell TV21. Vendimi nuk do të ketë vlefshmëri retroaktive. Paraprakisht, ky mekanizëm-softuer, u pezullua nga po e njëjta gjykatë, ndërsa sot, përfundimisht u shfuqizua. Rrjedhimisht, për punësimet në administratën shtetërore nuk do të merret më parasysh përkatësia etnike. Koalicioni i partive politike shqiptare në qeveri, VLEN ka premtuar që mekanizmi do të zëvendësohet me ligj, që do të përcaktojë punësimet edhe sipas përkatësisë etnike, me qëllim që të ketë balancim në përfaqësimin e etnive nëpër institucione publike në Maqedoninë e Veriut.
