Gazetar: Miki Trajkovski
Shpërdorimi i detyrës kreut të Komunës së Strugës, Ramiz Merko i kushton vetëm 10 mijë euro. Emërimi i drejtorëve në kundërshtim me ligjin nëpër shkollat fillore në Podgorci, Labunishtë dhe Radolishtë sipas gjykatës nuk ka bazë për vendim me burg efektiv.
Dënimin ia shqiptoi gjykatësi i njëjtë i cili javën e kaluar Merkon e liroi nga akuza për blerjen e veturave zyrtare. Sipas gjykatësit Jordan Jovanov, Merko duhet gjobitur për shkak se deri tani nuk është dënuar për asnjë vepër dhe kjo për të akuzuarin paraqet rrethanë lehtësuese.
“Ato rrethana lehtësuese, të marra në lidhje me faktin se i pandehuri nuk është dënuar deri më tani, ky do të jetë dënimi i tij i parë, duke bërë që gjykata të vendosë për të në vend që të përcaktojë disa dënime nga më të rëndat, siç është burgimi, ta dënojë atë me gjobë”, tha Jordan Jovanov, gjykatës.
Zbrazëtirën ligjore gjykata e ka gjetur në faktin se Merko nuk ka qenë propozuesi i drejtpërdrejtë, por kandidatët për drejtorë janë marrë në pyetje në nj bord, veprimet e të cilit nuk janë saktësuar nga organi i akuzës, ku drejtuesit janë pyetur nëse duan ose jo të drejtojnë institucionin.
“Ne kemi parë se nuk është vetëm një shkollë në fjalë, por gjithnjë e më shumë drejtorë në detyrë dhe më shumë herë, dhe një person madje 6 herë, njëri pas tjetrit, pa pasur ndonjë miratim të veçantë, përveç një përgjigjeje të përgjithshme nga Ministria e Arsimit, e cila thotë se zbatoni ligjin, i cili parashikon fillimisht ta zbatojë ligjin për arsimin fillor, dhe pastaj të shpallim konkurs”, u shpreh Jordan Jovanov, gjykatës.
Prokurorët kanë njoftuar se do ta apelojnë menjëherë aktvendimin pasi nuk janë të kënaqur me të. Mbrojtja e Merkos ka njoftuar ankimimin e vendimit të gjykatës pasi Merko ta ketë marrë atë me shkrim.
Ata thonë se arsyet e ankimit janë identike me pretendimet në fjalët përmbyllëse, që është se Ramiz Merko nuk ka kryer vepër penale. Në fillim të korrikut, vazhdon gjykimi për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollën e fshatit Veleshtë, ku po zhvillohet një rast i veçantë, ku përveç Merkos, janë akuzuar edhe 4 persona të tjerë, dhe ku është konstatuar falsifikim i dokumenteve, si dhe rasti i emërimit të paligjshëm të drejtorëve në shkollën Vëllezërit Milladinov në Strugë./ Alsat.mk
The post Gjykata pa pikë fuqie karshi Ramiz Merkos! appeared first on Alsat.
