Cilido qoftë vendimi dhe pas seancës përgatitore të Gjykatës Kushtetuese për nismat e parashtruara për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, vihet në pikëpyetje besueshmëria. Arsyeja për këtë është mungesa e tre gjykatësve kushtetues nga bashkësitë tjera etnike, thotë avokati Asmir Alispahiq. Siç thotë ai, mënyra se si Gjykata Kushtetuese e bëri këtë është vetëm një përpjekje për të anashkaluar të gjithë situatën.
Për seancën përgatitore, Alispahiq tha, pse Gjykatës kushtetuese i duhet mendimi i ekspertëve kur roli i gjykatësve është që të shqyrtojnë dhe vendosin nëse një ligj është kushtetues apo jo. Nga ana tjetër, kolegu i tij, Zvonko Davidoviq tha se gjykatësit nuk guxojnë të bien pre asnjë presioni, sidomos presioneve politike. Nëse bien pre, atëherë ata gjykatës nuk duhet të jenë në pozitat e tilla.
I pyetëm avokatët, nga përvoja praktike, nëse dygjuhësia, përkatësisht përdorimi edhe i gjuhës shqipe në procedurë gjyqësore, përkatësisht seancat, do të paraqesë problem, ata u përgjigjën.
Juristët pajtohen se duhet të ketë reforma në drejtësi dhe se më në fund gjyqësori duhet të jetë plotësisht i pavarur nga pushteti politik.
