Gjykata në Strugë vendosi të dënojë me 3 vjet dënim efektiv me burg gjinekologun Muhamed Asani dhe pesë vjet ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës. Mjeku Asani ishte i akuzuar për rastin e Jalldëz Veaposkës, të cilës iu hoqën disa organe për shkak të pakujdesisë së mjekëve gjatë lindjes së fëmijës me prerje cezariane në spitalin e Strugës.
“Gjykata e shpall fajtor të akuzuarin Muhamed Asani dhe e dënon me dënim efektiv me burg prej tre vjet, që është maksimumi i paraparë për këtë vepër penale, ndërsa pas vuajtjes së dënimit me burg, i shqipton dënim plotësues ndalim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës në kohëzgjatje prej pesë vjet”, tha Jordan Jovanov – gjykatës në Gjykatën e Strugës.
Në përfundim të procesit gjyqësor që zgjati rreth 5 vjet, nga akuza u lirua djali i mjekut Asani, Blerton Asani, i cili gjatë asaj kohe ishte në specializim për gjinekologji, si dhe e akuzuara e tretë, mjekja Liljana Jovanovska.
“Morëm dënimin maksimal që e parasheh ligji ky nuk është moment për të festuar por është sinjal se sistemi i drejtësisë në vend është duke u përmirësuar dhe jam pafundësisht i kënaqur nga rezultati që i akuzuari meritoi të jetë i dënuar”, theksoi avokat i Jalldëz Veaposkës.
E dëmtuara Veaposka shfaqi kënaqësi nga gjoba e shqiptuar, me vërejtje se faj në këtë rast ka edhe i akuzuari i dytë, i cili si specializant ka marrë pjesë gjatë operacionit cezarian.
“Nga vendimi jam e kënaqur për Muhamed Asanin por për shkak të lirimit të Blerton Asanit i cili u mësua tek unë dhe të mësojë të punoj tek unë dhe të më bëjë lindjen me heqje organesh dhe nuk jam e kënaqur për shkak të vendimit që u morr ndaj Blerton Asanit i cili kaloi ashtu lehtë”, shtoi Jalldëz Veaposka – pala e dëmruar.
Veaposka tha se do të dorëzojnë ankesë për një vendim të tillë të gjykatës në lidhje me lirimin nga akuza të të akuzuarit Blerton Asani.
