Gazetar: Petar Çaushevski

“Seanca dëgjimore për zjarrin në diskotekën Puls në Koçan ka vijuar me dëgjimin e dëshmitarëve. Pronari i një dyqani për pajisje koncertesh dëshmoi para gjykatës, duke pretenduar se fishekzjarrët e përdorur në skenën e diskotekës Puls nuk ishin blerë nga dyqani i tij,” raportoi gazetari Petar Çuashevski

Goran Ignovski, theksoi se më shumë se një vit e gjysmë më parë ai kishte shitur tetë fishekzajrrë grupit “DNK”. Ai sqaroi se si funksionojnë llojet e ndryshme të fishekzjarrëve dhe tha se në dyqanin e tij ai nuk shiste fishekzjarrë siç u përdorën në Puls.

Largësia atë mbrëmje ishte më shumë se 3 metra. Nëse do të ishin përdorur me një distancë prej një ose dy metrash, nuk do të kishte pasur zjarr. Fishekzjarrët me rreze më të gjatë mund të blihen edhe në Bit Pazar. Une kisha sjelle me vete me perimetër deri një apo dy metrash, për përdorim të brendshëm dhe nuk kemi blerë me perimetër veprimi deri në 3 metra, te cilat jane per perdorim te jashtëm, deklaroi Goran Ignovski, dëshmitar.

– Perimetri i fishekzjarrëve ishte më shumë se 3 metra

Ignovski tha se fishekzjarrë që ai kishte shitur më parë ishin sjellë nga Bullgaria, por ai ndaloi shitjen e tyre, sepse ishte e palevërdishme për të që t’i importonte ato. Ai vuri në dukje se kishte mësuar nga një mik nga Gjevgjelia se grupi “DNK” më parë kishte pasur një incident piroteknik gjatë performancës së tyre, kur një pëlhurë dhe një pjesë e pajisjeve në skenë ishin përfshirë nga zjarri.

Pasi prokurori theksoi se shkaku i vdekjes në “Puls” nuk ishte zjarri, por mungesa e kushteve për evakuim, avokati i Shofket Hajdarit, Petar Shilegov, i bëri thirrje gjykatës të rishqyrtojë aktakuzën.

Shumicën e të pandehurve kjo i vendos në një pozitë lirimi. Aktakuza është një konstruim sipas nevojës, jo një akt me të cilin mund të përcaktojmë shkakun e tragjedisë dhe humbjen e jetës. Unë kërkoj shumë seriozisht, që të gjithë të kuptojmë se prokuroria duhet të mbledhë guximin dhe ta bëjë atë, deklaroi Petar Shilegov, Avokat.

– aktakuza është ndërtim sipas nevojës

Gjyqi për zjarrin në diskotekën “Puls”, që mori 63 jetë dhe lëndoi më shumë se 200 të tjerë vazhdon të enjten. /alsat.mk

The post Gjyqi për zjarrin në Puls: Dëshmitari thotë se fishekzjarrët e shitura kishin perimetër më të shkurtër appeared first on Alsat.