Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil privat për të moshuarit në Tiranë.
Një 78-vjeçar, banues në këtë azil, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka goditur disa herë me bastun, shkop hekuri, shokun e tij të dhomës, duke e lënë të vdekur.
Autori me iniciale Z. Sh., është vënë në pranga nga policia, ndërsa i moshuari i dhunuar, 82-vjeçari V. V., si pasojë e dëmtimeve të marra nuk mundi të mbijetojë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë. /Tch/