Kështu dukej dje Lumi Shkumbin në Tetovë.
Goma, mbeturina inerte dhe të tjera, ndërsa më pas në lum u lëshuan edhe ujëra të zeza që mund t’i shihni edhe në këto pamje të siguruara nga Televizioni 21.
Nga NPK “Tetov” thonë se lumin e kanë pastruar, ndërsa rastin e kanë paraqitur edhe në inspektoratin komunal.
“Pas raportimit nga një qytetar për disa mbetje që ishin hedh në lum si goma veturash mbetje komunale tjera, ne morëm masa dhe punëtorët e NPK-së u futën në lumë dhe bëmë pastrimin e tyre. Apelojmë qytetarët që ta ruajnë pastërtinë e lumit dhe bukurinë që ka. Por edhe pse në disa raste inspektorati ka marrë masa dhe ka gjetur ndotësit dhe janë paditur personat në fjalë. Andaj çdo njeri që do haset duke hedh mbetje, inspektorati do merr masa dhe do paditen të njëjtët.
Në terren sot doli edhe Inspektorati i mjedisit për të parë gjendjen nga pjesa e epërme e deri në përfundimin e lumit.
“Sa i përket rastit të djeshëm që ndodhi në lumin Shkumbin të Tetovës, pas marrjes së informatave në lidhje me ndotjen e lumit, ne do bëjmë kontroll vazhdimisht për të gjetur se nga ka ardhur kjo ndotje dhe për të njëjtët do ketë masa sanksionuese në bazë të ligjit”, tha Saxhide Rexha.
Nga Komuna e Tetovës dhe Inspektorati i mjedisit paralajmërojnë kontrolle të shtuara përgjatë lumit me qëllim kapjen e ndotësve, ndërsa apelojnë tek qytetarët që mbetjet inerte por edhe gomat, t’i drejtojnë tek pika e grumbullimit e cila është pa pagesë.
