Të harrosh se ku e ke parkuar makinën u ndodh të gjithëve, por mund të bëhet problem në mjedise të mbushura me njerëz si aeroportet, stadiumet ose qendrat e mëdha tregtare. Për vite me radhë, aplikacionet e navigimit u kanë lejuar përdoruesve të ruajnë manualisht vendndodhjen e tyre. Tani, Google Maps ka prezantuar ruajtjen automatike të parkimit. Kjo lehtësi, për përdoruesit e iPhone, i ngjan shumë asaj që ka qenë prej kohësh në dispozicion me Apple Maps, megjithëse me disa ndryshime. Risia kryesore e prezantuar nga Google është automatizimi. Nëse telefoni juaj smartphone është i lidhur me makinën tuaj nëpërmjet Bluetooth, kabllit USB, Android Auto ose CarPlay, aplikacioni interpreton fundin e udhëtimit tuaj si një sinjal kyç.

Kur humbet lidhja me automjetin, Google Maps arrin në përfundimin se makina është parkuar dhe ruan automatikisht vendndodhjen. Një PIN shfaqet në hartë, i cili mund të mbetet i dukshëm deri në 48 orë, përveç nëse fshihet manualisht para kësaj kohe. Kur sistemi zbulon një nisje të re, i njëjti PIN hiqet automatikisht, duke shmangur ngatërresën me ndalesat e mëparshme. Kjo eliminon nevojën për të kujtuar të prekni pikën blu dhe të zgjidhni “Ruaj Parkimin”, siç ndodhte në të kaluarën. Mekanizmi bazohet në një kombinim të sinjaleve digjitale. E para është lidhja midis telefonit dhe automjetit: ndërprerja e saj interpretohet si fundi i udhëtimit.

Kësaj i shtohen të dhënat e lëvizjes të ofruara nga sensorët e telefonit, si GPS, akselerometri dhe xhiroskopi, të cilat i lejojnë sistemit të dallojë një ndalesë të vërtetë nga një bllokim i thjeshtë trafiku. Është i njëjti parim i përdorur nga Apple Maps në iPhone: kur CarPlay fiket ose telefoni humbet lidhjen me makinën, sistemi ruan pozicionin e fundit si një vend parkimi.

Kompania Google ka sjell një përditësim për aplikacionin Maps, i cili sjell disa mjete të reja, përfshirë mundësinë për të kontrolluar disponueshmërinë e karikuesve për automjetet elektrike. Aplikacioni më parë shfaqte vetëm vendndodhjen e karikuesve për automjetet elektrike, por jo nëse ato ishin të lirë. Me fjalë të tjera, ishte plotësisht e mundur të arrinit në një stacion karikimi dhe të gjendeshit përpara një radhë automjetesh elektrike që prisnin të karikoheshin.

The post Google Maps tani ju ndihmon të gjeni më shpejt se ku e keni parkuar makinën! appeared first on Alsat.