Gjatë ngjarjes së fundit, Google njoftoi se Android po kalon në një nivel të ri inteligjence, duke u shndërruar nga një sistem operativ tradicional në një platformë që kupton dhe ndihmon përdoruesit në mënyra më të avancuara.

Samir Samat, drejtori i ekosistemit Android në Google, tha se përdoruesit mund të presin veçori të reja dhe të fuqishme me ardhjen e Android 17, që aktualisht është në fazën beta.

Detajet teknike të plota ende nuk janë zbuluar, por kompania paralajmëron që inovacionet do të jenë të jashtëzakonshme.

Evolucioni i sistemit Gemini, inteligjenca artificiale e Google, do të mundësojë funksione të reja që do të jenë të dukshme fillimisht në Galaxy S26 dhe Pixel 10, muajin e ardhshëm.

The post Google paralajmëron risi të pabesueshme për Android 17 appeared first on Alsat.