
Kandidati i pavarur për kryetar në Kumanovë, Goran Stojkovski-Diro ka deklaruar se qytetit i duhet ndricim publik në cdo cep dhe marrëveshje transparente për përfitimet nga taksat që paguajnë qytetarët për ndriçimin. Sipas tij, deri tani nuk dihet se ku përfundojnë miliona denarë në nivel shteti pasi partneriteti publiko-privat nuk jep informacione se ku përfundojnë taksat e qytetarëve të cilët pavarësisht se paguajnë nuk kanë ndriçim.
“Kemi 42500 orëmatës. Secili nga ne paguan nga 184 denarë taksë për ndriçim publik. Në muaj ato janë rreth 8 milion denarë. Nga këto mjete, 1 milion dënarë i kthehen komunës, të tjerat pra 3,5 i kthehen EVN-së. Nga 3,5 milion denarët vetëm 500 mij denarë janë harxhime ditore, parashtrohet pyetja se ku përfundojnë 3 milion denarë të tjera në muaj apo 36 milion denarë në nivel vjetor”, tha Goran Stojkovski-Diro, Kandidat i pavarur për Kumanovën. /Alsat.mk

