Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova në emisionin Click Plus në TV21, tha se Maqedonia e Veriut nuk duhet të pres dekata për Bashkimin Evropian.

“Duhet të theksoj se kur citohet deklarata e Kryeministrit, harrohet se ajo nuk ishte ashtu siç e përsërisim të gjithë, por ishte e lidhur me ‘nëse’, pra nëse në raportet me Bullgarinë. Nuk mendoj se duhet të presim dekada, përkundrazi. Ndonjëherë ka lëvizje edhe kur nuk janë para syve të publikut; do të ishin para syve të publikut nëse unë do të isha profesoreshë, por si presidente shumë gjëra, për shkak të natyrës së diplomacisë, nuk duhet të ndodhin publikisht. Kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Në politikë, në mënyrë të tërthortë përmes deklaratave të fqinjëve tanë – dhe këto ditë po lexoj shumë – nga fakti se kemi pasur ndikim kyç te zoti Vajc, se kemi informuar, se Ministria e Punëve të Jashtme i ka ‘konsumuar këpucët’ duke ecur, mund të konkludohet se nuk rrimë duarkryq, punojmë, por kjo nuk shihet gjithmonë”, tha Siljanovska-Davkova.