Granit Xhaka po bën bujë me modelin e ri të flokëve.
Gazeta zvicerane “Blick” ka njoftuar se Graniti ka bërë transplant të flokëve dhe atë në Kosovë.
Se ai ka mbjellë flokët, fansat e kanë vërejtur në fotografinë e fundvitit me familje, të cilën e ka postuar Xhaka.
Kjo ngjalli komente të shumta dhe gazeta zvicerane ka arritur ta konfirmojë se ndërhyrja është kryer në Kosovë, në Prishtinë.
Para Granitit, yjet botërore të cilat kanë kryer poashtu transplant të flokëve janë Mohamed Salah (Liverpool), Ivan Rakitic (Hajduk Split), Marc-André ter Stegen (Barcelona) dhe ish-trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp, i janë nënshtruar një transplanti. Në kirurgji, rreziku i një ndërhyrjeje të tillë konsiderohet jashtëzakonisht i ulët.


