
Më 5 dhjetor tё vitit 2025, ambasadorja e Japonisë, Sh.S. Kavahara Secuko, Ambasadore e Japonisё nё Republikёn e Maqedonisё sё Veriut nёnshkroi marrёveshjen e dytё pёr grant pёr vitin 2025, nё kuadёr tё GGP – Grant programit pёr projekte tё vogla dhe siguri njerëzore nё Republikёn e Maqedonisё sё Veriut, qёllimi i sё cilit ёshtё pёrmirёsimi i nevojave elementare njerёzore.
Ceremonia pёr nёnshkrim tё marrёveshjes pёr grant u hap nga ambasadorja e Japonisё, Sh.S. KAVAHARA Secuko. Projekti për furnizimin me automjet për menaxhimin e mbeturinave për komunën e Çuçer Sandevёs, në vlerë prej 75,254 euro, dhe do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve për mbledhjen e mbeturinave në atë zonë, duke kontribuar kështu në përmirësimin e mjedisit sanitar për banorët vendas.
Pas nёnshkrimit tё marrёveshjes pёr grant, fjalim tё shkurtёr mbajti pёrfituesi i grantit, z. Zoran Bajovski, kryetar i komunës së Çuçer Sandevës.
Nga viti 1996 deri mё tani, pёrmes programit GGP, Japonia ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve për më shumë se 77 shkolla dhe kopshte, 73 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 37 automjete të specializuara për menaxhimin e mbetjeve dhe shërbimet komunale për 59 komuna, nё vlerё prej mё shumё se 9,5 milion euro.
Me respekt,
Ambasada e Japonisë
