Richard Grenell, I dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, ka reaguar “X” lidhur me vizitën e kryeministri të Shqipërisë Edi Rama në Hagë.
Grenell ka shkraur se Rama ka të drejtë dhe se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i bëhet një padrejtësi.
Sipas Grenellit, Jack Smith është një turp, duke shtuar se se Rama ka të drejtë.
“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan ai, të enjten.
Edi Rama ka udhëtuar të enjten drejt Hagës, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në Hagë nga Gjykata Speciale.

The post Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në Hagë: Jack Smith, një turp appeared first on Alsat.
