Kombëtarja e Greqisë ka fituar medaljen e bronztë në Evropianin e basketbollit në Letoni,  pasi mposhti për vendin e tretë Finlandën me shifrat 92:89.

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte greku, Xhianis Antetokounmpo me 30 pikë, 17 kërcime dhe gjashtë assite.

Te Finlanda u dallua Markkanen, i cili shënoi 19 pikë, bëri 11 kërcime dhe një asist.

Në finale, nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja mes Gjermanisë dhe Kombëtares së Turqisë./Indeksonline

The post Greqia mund Finlandën, merr medaljen e bronztë appeared first on Alsat.