Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1.708 raste të gripit, gjë që përbën ulje prej 17,2 për qind krahasuar me javën paraprake.
Incidenca më e lartë është te fëmijët deri në moshën 14 vjeçare. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se është ende herët të thuhet se piku i gripit ka kaluar, pasi edhe vitin e kaluar ka pasur dy kulme. Gjatë këtij sezoni janë shënuar tre viktima nga gripi.
“Gjatë javës së kaluar, pra në javën e katërt të kësaj sezone siç e shihni vazhdon trendi i uljes së numrit të sëmurë dhe incidenca e të sëmurëve me grip. Sipas të dhënave, do të thotë se për momentin në Maqedoni ka intensitet të mesëm të aktivitetit të gripit”, tha Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik./ Alsat.mk
The post Grip/ Ulje e lehtë e rasteve, por piku mund të mos ketë kaluar appeared first on Alsat.
