Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Komunën e Koçanit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Blladko Grozdanov u zotua për fushatë korrekte dhe të qetë, ndërsa u bëri thirrje individëve të caktuar që të mos e keqpërdorin tragjedinë e Koçanit për përfitime politike. Ai gjithashtu potencoi se ai dhe kandidatët për këshilltarë komunal do të jenë në shërbim të popullit, dhe se do të jetë i përgjegjshëm në vendimmarrjet e tij.

“Sot fillon fushata parazgjedhore për një prej zgjedhjeve më të rëndësishme lokale në historinë e Koçanit…Karrigia e kryetarit të komunës për dikë përfaqëson virtyt, krenari, fuqi, por për mua nuk përfaqëson asnjërën nga këto. Për mu përfaqëson përgjegjësi, një besim që ta jep populli, dhe besim që është i bazuar në faqe të bardhë dhe le të fitojë kandidati më i mirë”, deklaroi Vlladko Grozdanov, kandidat i VMRO-DPMNE-së për Koçanin. /Alsat.mk

The post Grozdanov: Tragjedia e Koçanit të mos shfrytëzohet për përfitime politike appeared first on Alsat.