Gruaja e këngëtarit të ndjerë Andrej demanton Toshkovskin: Mjetet piroteknike nuk i solli bendi “DNK”

Gruaja e këngëtarit tashmë të ndjerë të bendit “DNK”, Andrejt, Natalija Gjorgjieska përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka mohuar deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot tha se mjetet piroteknike në diskon “Puls” në Koçan, ishin dërguar nga grupi “DNK”, përcjell TV21.

Në lidhje me: Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë

“Janë të rreme njoftimet se bashkëshorti im është në mjekim shtëpiak dhe se mjetet piroteknike i ka sjellë bendi, ju lutem MOS MBRONI DIKË QË DUHET TË JETË PRAPA GRILAVE! Si bashkëshorte dhe nënë e një fëmije të mitur, tregoni pak dhembshuri, po ashtu edhe për familjen dhe miqtë tuaj të afërt…”, ka shkruar ajo mes tjerash./tv21.tv