Gjithandej transmetohet lajmi i pabesueshëm për francezen Ana, e cila ka humbur 830.000 euro, pasi besoi që ishte në lidhje romantike me Brad Pitt.

Siii?!!

Brad Pitt i rrejshëm e ka bindur që t’i dërgojë para për të paguar shërimin e tij nga sëmundjet e veshkave, pasi gjoja e ka kishte llogarinë bankare të bllokuar pas divorcit me Angelina Jolie.

Mashtruesi i dërgoi fotografi nga spitali, të cilat i kishte bërë përmes inteligjencës artificiale.

Francezja e ka kuptuar se është mashtruar kur ka parë lajmet për Brad Pitt e vërtet dhe lidhjen e tij me Ines de Ramon.

Pasi francezja këto informacione i dha në televizion, deklaratat saj u bënë virale, ndërsa ajo u bë viktimë e shakave në rrjet, pas çka televizioni francez e tërhoqi intervistën, përcjell TV21.