Man. Siti ka përgatitur një ofertë të lartë për të siguruar qendërmbrojtësin e Njukasëllit, Tino Livramento. Skuadra e Pep Guardiolas po synon përforcime në repartin defansiv, me Livramento që shihet si adekuati për sistemin e teknikut spanjoll, si dhe një projekt mjaft afatgjatë.

Siç raporton “Fichajes”, oferta e Sitit është mjaftë ambicioze. Klubi anglez është gati të ofrojë 74 milionë euro, plus një futbollist për të gjetur “gjuhën e përbashkët” me Njuaskëllin, pasi siç dihet nuk është lehtë të negociohet me klubin anglez.

Lojtari i “sakrifikuar” thuhet se është Xhejms Traford. Portieri është në një situatë të komplikuar që kur erdhi Xhianluixhi Donnarumma, pasi nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Premier Ligën.

Njukasëll në fakt tentoi të nënshkruante me Trafordin verën e shkuar, kur portieri ishte pjesë e Barnlit. Atë kohë, Man Siti e fitoi garën për “gardianin” në minutat e fundit.

Njukasëll po e konsideron seriozisht këtë ofertë meqenëse vazhdojnë ta vëzhgojnë Trafordin, me këtë të fundit që e ka kërkuar largimin nga Siti për një minutazhë më të lartë diku tjetër.

The post Guardiola kërkon qëndërmbrojtësin e Njukasëllit, gati 74 mln euro appeared first on Alsat.