Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është përballur me një ngjarje të pakëndshme jashtë fushës. Ndërsa ai po luante ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Kairat Almaty, hajdutë kanë hyrë me forcë në vilën e tij në Castelli Calepio, afër liqenit Iseo në provincën e Bergamos.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, më 5 nëntor. Sipas “Bergamonews”, të paktën katër persona u futën në shtëpi duke kaluar mbi portë dhe hyrë përmes sistemit të ventilimit. Ata kanë grabitur sende me vlerë, përfshirë çanta dhe dy ora Rolex.

Alarmi i shtëpisë është aktivizuar menjëherë, duke detyruar hajdutët të largohen para se të mbërrinin policia dhe rojet e sigurisë. Në momentin e ngjarjes, askush nuk ndodhej në vilë. Rasti po hetohet nga karabinierët e Grumello del Monte dhe njësia operacionale e Bergamos.

The post Hajdutët thyejnë shtëpinë e yllit të Interit appeared first on Alsat.