Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka falënderuar Memlin Krasniqin për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së.

Ai ka bërë me dije se Krasniqi për këto vite e ka drejtuar PDK-në me integritet, vendosmëri dhe përkushtim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se tani PDK-së i duhet më shumë se kurrë bashkimi.

“Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira. Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im! Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë”, ka shkruar Hamza.