Në territorin e komunës së Hanit të Elezit janë vendosur flamuj shqiptarë, transmeton TV21.
Kjo komunë që graviton në Kosovë, e që lidh këtë vend me Maqedoninë e Veriut, tashmë është përgatitur për të pritur Ditën e Flamurit – “28 Nëntorin”.
Kujtojmë se kjo datë në Kosovë shënohet edhe dita e lindjes së heroit kombëtar, Adem Jasharit, ndërkaq Shqipëria e shënon edhe si Ditë të Pavarësisë së saj.
