Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik e pranoi se Lamine Jamal nuk e priti mirë momentin e zëvendësimit në minutën e 89-të, në duelin ndaj Ajntraht Frankfurt, teksa e konsideron vendimin të domosdoshëm. Pas fitores, tekniku shpjegoi arsyet taktike që e çuan të veprojë në atë mënyrë.
“Lamin pati një zhgënjim të vogël në momentin e zëvendësimit, por ai kishte një karton të verdhë dhe na duheshin këmbë të freskëta,” deklaroi Flik pas ndeshjes.
“Janë tre pikë shumë të rëndësishme. E kemi kontrolluar takimin, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata u mbrojtën shumë thellë. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe të marrim edhe gjashtë pikë të tjera,” shtoi ai, duke nënvizuar qartë objektivin për vazhdimësinë e rezultateve.
The post Hansi Flik “arsyetohet” për largimin e hershëm të Lamine Jamal appeared first on Alsat.
